| piOffice piOffice është vegël (collaboration tool) e cila ka për detyrë t'ju ndihmojë në lehtësimin e organizimit të punës juaj dhe t'ju sigurojë komunikim më të mirë brenda dhe jashtë kompanisë. Web teknologjia e shfrytëzuar në përpunimin e këtij lloji të aplikimit ju mundëson që në mënyrë të lehtë dhe në mënyrë të thjeshtë të arrini deri te informatat e juaja në çdo kohë dhe nga cili do lokacion përmjet internetit. Aplikimi përbëhet nga më shumë module ndërmjet veti të integruar: Ky aplikim mund të jetë si lloj i versionit kryesor ose i instaluar në mënyrë lokale. Versioni kryesor nuk i ka mundësitë e E-mail-it dhe Telefonisë dhe integrimin e tyre me komponentë tjera. Versioni kryesor mund të përdoret falas, me kufizimin e vetëm për menaxhim të dokumenteve. Për shfrytëzimin e këtij funksioni duhet pagim plotësues mujor për hapësirën ku do jenë të vendosur dokumentet. Çmimi i hapësirës ku janë të vendosur dokumentet, kushton 5 euro për 5 mb/muaj. Versioni i instaluar mund të jetë në 4 versione: - piOffice Standard, ku janë të përfshirë të gjitha modulet përveç Telefonisë dhe E-mail-it
- piOffice Centrix, version me përfshirje të Telefonisë
- piOffice Internet, version ku është i përfshirë E-mail-i, kompjuteri do ju mundëson ndarjen e internet lidhjes me të gjitha rrjetet lokale dhe piWebs sistem menaxhimi përmbledhës për drejtimin e portalit të kompanisë juaj. Për këtë version është i nevojshëm internet me IP fiks.
- piOffice VoIP, version me përfshirje të E-mail-it, Telefonisë. Për këtë version është i nevojshëm internet me IP fiks.
|