 | Aplikim |  |  | Shërbime |  | | |  | Pi Soft është kompani e cila mundëson drejtim të lehtë të kompanisë së juaj. Duke shfrytëzuar teknologjitë përparimtare të internetit juve ju mundësohet të mos jeni i lidhur për zyrën e juaj, ndërsa funksionet e implementuara do të ju ndihmojnë me lehtësi të organizoni të gjitha informatat e nevojshme për një punë të suksesshme. Sistemet e Pi Soft-it e kanë fuqinë të përshtaten sipas kërkesës së punës juaj, të lehtësojnë komunikimin brenda dhe jashtë kompanisë, të lidheni prej cilit do vendi me internet linjën dhe të gjeni menjëherë informatën e kërkuar. Softueri është legal 100% pa licenca plotësuese dhe pa shpenzime të fshehura, dhe kjo do ju mundësojë tërësisht të përqendroheni ne punën e juaj. Pi Soft ofron sisteme të dobishme që i përshtaten punës së juaj:
- piOffice, është thjeshtë një zgjidhje për zyrën e juaj, komunikim plotësisht i integruar: nga e-mail, telefon, faks, menaxhim i dokumenteve (të drejtuarit të dokumenteve në mënyrë të organizuar), kalendar, kontakte, menaxhim i projekteve (të drejtuarit të projekteve), menaxhim me resurset, klientët, furnizim.
- piAccounts, sistem për të punuarit financiar dhe material, rroga, mjete themelore, për shitje në pakicë dhe shitje në shumicë
- piSupply, sistem i sofistikuar i të drejtuarit të furnizimit i integruar me piAccounts, i orientuar rreth biznes zgjidhjeve.
- piWebs, sistem i menaxhimit përmbajtës për shpallje të lehtë të informatave ne web portalin e juaj. Plotësisht integrohet me piOffice dhe mundëson publikim direkt nga ai.
|  | | |